Tentuan të transportojnë helikopterin me kamionçinë, por “plani” u doli huq

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.10.2026, 21:03

Një mënyrë jo fort e zakonshme për të transportuar një helikopter është bërë virale në rrjetet sociale në Rusi.

Në pamjet e publikuara nga rajoni i Krasnodarit, një helikopter i tipit Mi-2 shihet i vendosur mbi një pickup, ndërsa automjeti lëviz në një rrugë të paasfaltuar.

Por “plani” nuk zgjati shumë. Gjatë lëvizjes, automjeti humbet ekuilibrin për shkak të ngarkesës dhe përmbyset në krah, duke marrë me vete edhe helikopterin.

Sipas raportimeve lokale, si pickup-i, ashtu edhe Mi-2 pësuan dëmtime, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Deri tani nuk ka informacion të konfirmuar se kujt i përkiste helikopteri apo ku po transportohej.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku mënyra e transportit dhe përfundimi i saj janë bërë objekt ironie.

Mi-2 është një helikopter sovjetik shumëpërdorimësh, i projektuar në vitet ’60 dhe i prodhuar në mijëra ekzemplarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit