Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.10.2026, 20:28
Një qytetar i është drejtuar redaksisë, për të denoncuar gjendjen e rrugës në fshatin Kakarriq të Lezhës, pranë kampit në Gjadër.
Në pamjet e dërguara shihet një rrugë e ngushtë dhe e dëmtuar, me gropa, mbetje inerte dhe kanale të hapura përgjatë saj.
Në disa segmente, kalimi i dy automjeteve duket i vështirë, ndërsa banori thotë se situata është bërë edhe më problematike për shkak të qarkullimit të shpeshtë të makinave, autobusëve dhe furgonëve të policisë që lidhen me kampin.
Sipas tij, rruga vijon të jetë në këtë gjendje prej rreth dy vitesh, pas punimeve për ujësjellësin dhe linjën elektrike.
“Na rrezikohet jeta përditë. Makinat e kampit, autobusët dhe furgonët e policisë të nxjerrin nga rruga”, shprehet banori.
Ai pretendon gjithashtu se disa herë banorët kanë mbushur vetë gropat, pasi sipas tij, firma përgjegjëse për punimet nuk ka reaguar ndaj ankesave.
Banori kërkon ndërhyrjen e Bashkisë Lezhë dhe institucioneve përgjegjëse për verifikimin e gjendjes së rrugës dhe marrjen e masave për sigurinë e banorëve.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e institucioneve dhe kompanisë përgjegjëse për punimet.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR