Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar numrin e madh të pengesave për ngadalësimin e shpejtësisë në rrugën e Baldushkut. “
I kanë vënë çdo 10 metra gominat, policët e shtrirë... po na shkatërrojnë makinat”, shprehet qytetari në mesazhin e dërguar në redaksi.
Në pamjet e dërguara shihet një segment i rrugës ku janë vendosur disa pengesa gome për ngadalësimin e shpejtësisë, ndërsa në fotot dhe videot e tjera dallohen pengesa të përsëritura përgjatë rrugës.
Sipas denoncuesit, ato ndodhen në pjesë të ndryshme të rrugës së Baldushkut dhe janë vendosur në distanca shumë të shkurtra nga njëra-tjetra.
“Katastrofë o vëlla... çdo 10 metra gjithë rruga e Baldushkut”, dëgjohet të thotë ai në një prej videove.
Qytetari pretendon se numri i madh i pengesave po krijon vështirësi për drejtuesit dhe po dëmton automjetet që përshkojnë këtë segment.
Ai kërkon që institucionet përgjegjëse të verifikojnë vendosjen dhe numrin e këtyre pengesave dhe të sqarojnë nëse ato janë të nevojshme dhe në përputhje me kriteret për sigurinë rrugore.
JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga qytetari, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e institucioneve përgjegjëse.