I riu hedh divanin nga tarraca e pallatit në Tiranë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.10.2026, 18:22

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka ngjallur reagime, pasi një i ri shihet duke hedhur një divan nga tarraca e një pallati në Tiranë.

Në video, ai shprehet: “Kemi thënë që ngjisim mobilje, por ne dhe i zbresim, por vetëm kështu”, përpara se të hedhë divanin nga lartësia.

Nuk dihet nëse banorët apo personat që mund të ndodheshin pranë pallatit ishin njoftuar paraprakisht për xhirimin. Megjithatë, pavarësisht kësaj, hedhja e një objekti të përmasave të tilla nga një tarracë mbetet një veprim potencialisht i rrezikshëm.

Një person që mund të kalonte rastësisht poshtë, një fëmijë apo një tjetër i pranishëm në momentin e hedhjes mund të ekspozohej ndaj rrezikut.

Edhe komentet në video kanë qenë të ndryshme, me disa përdorues që e kanë kritikuar veprimin pikërisht për rrezikun që mund të krijonte, ndërsa të tjerë kanë reaguar pozitivisht ndaj pamjeve.

Videoja është publikuar nga vetë i riu në profilin e tij në Instagram.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit