“Orizi dhe makaronat me krimba e miza”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.10.2026, 22:00

Një qytetare i është drejtuar redaksisë, për të denoncuar një rast shqetësues me produkte ushqimore të blera në SPAR në Vaqarr.

Sipas saj, produktet janë blerë vetëm tre ditë më parë, por gjatë përgatitjes së ushqimit ka konstatuar insekte dhe forma të vogla që duken si larva.

Në pamje shihet një paketim me makarona “Diamond Risoni” që hidhen në tenxhere me ujë.

Kur makaronat shpëlahen dhe trazohen, në sipërfaqe dallohen trupa të vegjël të errët që duken si insekte.

Në një tjetër video, në tenxheren me supë shihen forma të vogla të bardha dhe insekte të zeza që lëvizin në sipërfaqe.

Rasti ngre shqetësime për sigurinë ushqimore dhe kërkon verifikim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për të përcaktuar nëse produktet kanë qenë të kontaminuara dhe si ka ndodhur kjo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit