Pamje të reja nga zjarret masive në rrethin e Peqinit tregojnë përmasat e situatës nga ajri.
Videoja është filmuar nga një pasagjer brenda një avioni komercial, teksa avioni kalon mbi zonën e përfshirë nga zjarret.
Tymi i zi dhe i hirtë është përhapur në një sipërfaqe të gjerë mbi zonën kodrinore dhe malore, duke mbuluar një pjesë të konsiderueshme të horizontit.
Pamjet ajrore japin një tjetër këndvështrim mbi përmasat e zjarrit, që raportohet në zonat e Hasnjokut, Haspirës dhe Pajovës.
Banorët e zonës kanë kërkuar ndërhyrje urgjente për vënien nën kontroll të flakëve dhe mbrojtjen e familjeve që ndodhen pranë vatrave të zjarrit.
JOQ Albania publikon pamjet e reja, ndërsa situata mbetet në pritje të ndërhyrjes dhe reagimit të autoriteteve përgjegjëse.