Banorët ankohen për punimet te Treshi: Fadromat s’pushojnë nga mëngjesi deri pas mesnate

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.09.2026, 23:20

Banorë të zonës së Treshit, pranë Fabrikës së Tullave, kanë ngritur shqetësimin për punimet me fadroma që, sipas tyre, vijojnë prej rreth dy javësh.

Në një denoncim drejtuar redaksisë, një qytetar shprehet se makineritë nisin punën rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe vijojnë deri në orët 01:00–02:00 të natës.

Sipas tij, puna ka shkaktuar zhurmë dhe përhapje të madhe të pluhurit, i cili, siç tregon banori, hyn edhe në banesat e tyre.

“Ka rreth dy javë që shqetësohemi nga fadromat. Ato fillojnë në orën 07:00 të mëngjesit dhe punojnë deri në 1-2 të natës. I gjithë pluhuri na hyn nëpër shtëpi”, thuhet në denoncim.

Qytetari thotë gjithashtu se për situatën është njoftuar policia dhe se efektivët kanë mbërritur në vendngjarje. Megjithatë, sipas tij, punimet kanë vijuar edhe pas ndërhyrjes së policisë.

Në denoncim ngrihen edhe dyshime për korrupsion, pasi qytetari pretendon se punëtorët vijojnë aktivitetin pavarësisht ndërhyrjes së policisë. Ky pretendim mbetet për t’u verifikuar nga autoritetet dhe nuk përbën një fakt të konfirmuar.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për verifikimin e situatës dhe marrjen e masave, nëse konstatohen shkelje lidhur me oraret e punës, zhurmat dhe ndotjen nga pluhuri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit