Të lëvizësh në kundërvajtje në rrugët e Shqipërisë, fatkeqësisht, nuk është një skenë e pazakontë, pasi shumë drejtues mjetesh nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Por që një veprim i tillë të ndodhë edhe në autostradë, natën dhe me shpejtësi të lartë, është një situatë tejet e rrezikshme.
Një rast i tillë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në autostradën Thumanë–Kashar, ku drejtuesi i një automjeti me targa AB 925 FV lëviz në kundërvajtje dhe me shpejtësi.
Edhe pse automjeti ka bllokazhin e ndezur, kjo nuk e justifikon manovrën. Lëvizja në sens të kundërt në një autostradë përbën një rrezik real dhe serioz për jetën e drejtuesve dhe pasagjerëve të tjerë në qarkullim.