Aktivistja ballafaqohet me Ulsi Manjën te Kuvendi: “O hajdut!”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.09.2026, 20:03

Një incident ka ndodhur përjashta ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku një aktiviste është përplasur verbalisht me deputetin dhe ish-ministrin socialist, Ulsi Manja.

Ajo ka filmuar momentin kur Manja po dilte nga ndërtesa e Parlamentit dhe i është afruar duke i thirrur me zë të lartë: "O hajdut!".

Aktivistja e ka publikuar videon në rrjetet sociale, ku shihet reagimi i zyrtarit të lartë socialist teksa largohet nga oborri i Kuvendit. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në internet, duke nxitur reagime dhe komente të shumta nga publiku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit