“Uji rrjedh në rrugë, ne po qëndrojmë pa ujë në shtëpi”/ Banorët e Kombinatit kërkojnë zgjidhje

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 27.09.2026, 20:30

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rrjedhje të vazhdueshme uji në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas tij, problemi vijon prej disa kohësh dhe, ndërsa uji rrjedh në rrugë, banorët e zonës po përballen me mungesë uji në banesat e tyre.

Në videon e dërguar në redaksi shihet një sasi e konsiderueshme uji që rrjedh përgjatë rrugës së asfaltuar, duke krijuar një rrjedhë të vazhdueshme në një pjesë të segmentit.

Denoncuesi thotë se banorët janë ankuar disa herë pranë institucioneve kompetente, por sipas tij, deri tani nuk është gjetur një zgjidhje për problemin.

Ai kërkon ndërhyrjen e UKT-së dhe Bashkisë Tiranë për verifikimin e defektit dhe marrjen e masave për riparimin e tij.

JOQ Albania publikon pamjet dhe shqetësimin e banorit, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e institucioneve përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit