Protesta që prej ditësh e muajsh po zhvillohet në rrugët e Tiranës është zhvendosur edhe në stadium, gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.
Në momentin e ekzekutimit të himnit kombëtar, në sektorin ku qëndronte grupimi i tifozëve “Tifozat Kuq e Zi”, krahas flamujve të UÇK-së “Jo në emrin tim” u shpalos edhe një banderolë me mesazhin: “Shqipëria nuk shitet.”
Banderola shoqërohej me simbole flamingoje, të cilat janë kthyer në një nga simbolet e protestës së zhvilluar prej ditësh në kryeqytet.
Mesazhi i tifozëve u shfaq në tribunë në një prej momenteve më të ndjekura të sfidës, duke e çuar kështu protestën edhe në ambientet e stadiumit.