“Më vodhën biçikletën në 05:00 të mëngjesit”/ Denoncimi pranë Maternitetit të Ri në Tiranë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 25.09.2026, 21:26

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e biçikletës së tij pranë një farmacie, përballë Maternitetit të Ri në Tiranë.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 23 shtatorit, rreth orës 04:58. Në pamjet e kamerës së sigurisë shihet një person i veshur me rroba të errëta që afrohet te shkallët e hyrjes së farmacisë, ku ndodhet biçikleta.

Personi merr biçikletën, hipën mbi të dhe largohet me shpejtësi përgjatë trotuarit.

Qytetari i bën thirrje personit që e ka marrë biçikletën ta kthejë atë brenda 24 orëve nga publikimi i denoncimit, përpara se pamjet t'u dorëzohen autoriteteve.

Ai gjithashtu kërkon që kushdo që mund të ketë informacion mbi biçikletën ose që mund ta ketë blerë atë, të njoftojë pronarin ose autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit