“Plas” thika te shkolla “Petro Nini”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.09.2026, 21:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një person është plagosur me armë të ftohtë.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi”. I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Për momentin nuk dihen ende rrethanat e plota se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa mbeten të paqarta motivet dhe identifikimi i autorëve të përfshirë në plagosje.

Policia pritet të zbardhë detajet e mëtejshme rreth ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit