“Makina e 6-të që bie në pusetë”/ E lënë hapur në mes të rrugës te 5 Maji

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 21.09.2026, 22:02

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një pusetë të lënë të hapur në mes të rrugës “5 Maji” në Tiranë.

Sipas denoncuesit, pusetës i mungojnë sinjalistika dhe masat mbrojtëse, duke e bërë të vështirë dallimin e saj nga drejtuesit e mjeteve që kalojnë në rrugë.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një automjet që kalon mbi pusetën e hapur, ndërsa në një tjetër moment një makinë tjetër përplaset me pjesën metalike të saj, duke shkaktuar edhe shkëndija.

Në një moment, një efektiv i Policisë Bashkiake mbërrin në vendngjarje dhe përpiqet të sinjalizojë drejtuesit për rrezikun dhe t’i orientojë që të shmangin pusetën.

“I lënë pusetat e hapura pa asnjë lajmërim dhe ja çfarë ndodh. 20 minuta kam këtu, është makina e gjashtë që bie në pusetë.”

Sipas personave që ndodhen në vendngjarje, brenda një kohe të shkurtër disa automjete kanë përfunduar në të njëjtën pusetë.

Situata krijon rrezik për automjetet dhe drejtuesit që kalojnë në këtë aks, veçanërisht për shkak të mungesës së sinjalistikës paraprake.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, duke kërkuar që strukturat përgjegjëse të ndërhyjnë për sigurimin e pusetës dhe shmangien e incidenteve të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit