“Më përplasi makinën dhe iku”/ Aksident në Lundër, drejtuesi largohet nga vendi

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 20.09.2026, 21:57

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, pas një aksidenti të ndodhur në Lundër, Tiranë.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një automjet që afrohet nga pas, përplas makinën e qytetarit dhe më pas largohet nga vendi.

Sipas denoncuesit, drejtuesi duket se po përdorte telefonin në momentin e përplasjes.

Më kanë kapur makinën dhe janë larguar. Kam videon nga kamerat. Më mirë të shfaqet vetë para se të bëj denoncim.

Qytetari kërkon që drejtuesi i automjetit të paraqitet për të sqaruar rastin, përpara se pamjet t’u dorëzohen autoriteteve.

JOQ Albania publikon pamjet e kamerave të sigurisë, me shpresën që drejtuesi i automjetit të identifikohet dhe të japë sqarime për ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit