“Po na presin pyllin”/ Pemë të prera dhe mjete të rënda në zonën e Nishicës, Çorovodë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 18.09.2026, 00:45

Një banor i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar prerjen e pemëve në zonën pyjore të fshatit Nishicë, Bashkia Çorovodë.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen trungje pemësh të prera, degë të shpërndara në tokë dhe një zonë e dëmtuar pyjore.

Sipas denoncuesit, prerja e pyllit po kryhet me mjete të rënda dhe po dëmton pemët e zonës.

Banori kërkon që rasti të verifikohet nga institucionet përgjegjëse dhe të merren masa nëse konstatohen shkelje.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, ndërsa ruan anonimatin e qytetarit që e ka përcjellë rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit