Ka ndërruar jetë Arianit Robelli, 29-vjeçari nga Gjilani, i njohur nga tifo-grupi “Skifterat” me nofkën Niti.
Robelli, për të cilin muaj më parë ishte bërë thirrje publike për ndihmë, po përballej me një sëmundje të rëndë, “NK/T-cell lymphoma”.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur tifo-grupi “Skifterat”, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e njërit prej anëtarëve të tyre më besnikë.
“Ti çdoherë do të jesh në zemrat dhe mendjet tona. Ti do të jetosh gjithmonë në kujtimet tona dhe përherë do të jesh me ne”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.