Gjenerali Clark: Jam i shokuar nga vendimi i Hagës, nuk pashë dëshmi që e justifikojnë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2026, 09:10

Gjenerali amerikan i NATO-s, Wesley Clark, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se është i shokuar dhe i zemëruar nga dënimet.

Clark deklaron se gjatë dëshmisë së tij në gjyq dhe nga ajo që ka parë gjatë luftës në Kosovë, nuk ka parë prova që, sipas tij, të justifikojnë një vendim të tillë.

“Jam i shokuar dhe i zemëruar. Unë e njoh Thaçin dhe shokët e tij. Kam dëshmuar në gjykatë për atë që kam parë dhe nuk kam parë asnjë dëshmi që ta justifikojë këtë vendim”, tha Clark.

Ai shtoi se e ka parë luftën në Kosovë si një përballje ndaj një regjimi autoritar dhe se, sipas tij, Hashim Thaçi ka punuar për të mbrojtur edhe civilët serbë gjatë konfliktit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit