Marrja socialiste e vrau një vit më parë Kosovën, dje e qau me lot krokodili

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.09.2026, 08:56

Dje Haga dha vendimin më të turpshëm ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi teksa kryeministri Edi Rama reagoi me vetëm një fjalë: “Marre”. Por kjo deklaratë ka rikthyer në vëmendje një tjetër episod të debatueshëm, këtë herë në Kuvendin e Shqipërisë. Ishte 16 tetor 2025, kur parlamenti shqiptar, nën drejtimin politik të mazhorancës së Edi Ramës, votoi kundër një projekt-rezolute të opozitës që kërkonte dënimin e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Projekt-rezoluta synonte që Kuvendi i Shqipërisë të dënonte krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe t’i cilësonte ato si gjenocid. Nisma nuk mori mbështetjen e mazhorancës socialiste dhe u rrëzua, duke shkaktuar reagime të forta politike. Votimi i tetorit të vitit të kaluar rikthehet sot në qendër të debatit, pasi qëndrimi i atëhershëm i shumicës parlamentare vihet përballë reagimeve të politikanëve shqiptarë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kontrasti mes reagimeve të sotme dhe votimit të 16 tetorit 2025 ngre pikëpyetje mbi qëndrimin institucional të Shqipërisë ndaj krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës. Ata akuzojnë qeverinë dhe shumicën parlamentare se dje nuk mbështetën një rezolutë që dënonte krimet e Serbisë, ndërsa sot shprehin indinjatë për vendimin e Hagës. Pikërisht ky votim është rikthyer në debat pas vendimit të fundit, duke e bërë sërish Kosovën dhe qëndrimin e Tiranës ndaj luftës së saj pjesë të përplasjes politike në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit