Tragjedi në Vlashnje, humb jetën 21-vjeçarja pas goditjes nga automjeti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.09.2026, 08:57

Një aksident i rëndë trafiku i ka marrë jetën 21-vjeçares Anita Hoxhaj në Vlashnje të Prizrenit.

Vdekja e të resë është bërë e ditur nga familjarët e saj, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme.

“Lusim Zotin që shpirtin e saj ta mëshirojë dhe ta bëjë prej luleve të Xhenetit”, ka shkruar një familjar në reagimin e tij.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25, në rrugën që çon drejt fshatit Kobaj. Sipas Policisë së Kosovës, 21-vjeçarja është goditur nga një automjet dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 21:00 policia është njoftuar nga spitali se e reja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa personi i dyshuar për aksidentin është arrestuar.

Me autorizim të prokurorit kujdestar, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në aksidentin tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit