21-vjeçarja humb jetën pasi u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2026, 23:44

Një 21-vjeçare ka humbur jetën sonte pas një aksidenti të rëndë në fshatin Vlashnje të Prizrenit.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25 në rrugën që çon drejt fshatit Kobaj, ku e reja është goditur nga një automjet.

Ajo është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia është njoftuar nga spitali rreth orës 21:00 për vdekjen e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me konsultimin e prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit