Rita Ora reagon pas vendimit në Hagë: Publikon mesazhin për Kosovën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2026, 21:01

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka reaguar përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Në një prej publikimeve të saj, ajo ka shpërndarë një imazh me simbolikën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku shkruhej: “Sot po luftojmë për Kosovën që e quajmë shtëpi.”

Rita Ora ka publikuar gjithashtu edhe një fotografi tjetër ku shfaqet duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Postimet e saj kanë marrë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa këngëtarja ka shprehur përmes tyre një mesazh simbolik për Kosovën dhe identitetin shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit