Bari dhe mbeturinat pushtojnë varrezat e Perlatit, apeli i qytetarit për bashkinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.09.2026, 10:21

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen në të cilën ndodhen varrezat e fshatit Perlat, në Njësinë Administrative Sukth, Durrës.

Ai ka treguar se prej kohësh në këtë hapësirë mungon kujdesi dhe mirëmbajtja. Varrezat janë mbuluar nga bari dhe mbeturinat, ndërsa, sipas raportimit, në disa raste pastrimi kryhet nga vetë familjarët.

Shihni në çfarë situate i ka lënë Bashkia Durrës, Njësia Sukth. Zero vëmendje për pastrime dhe përkujdesje. Nuk është vënë kurrë dorë aty. Situata është e papranueshme. Çfarë pastrojnë, e pastrojnë vetë familjarët. Varrezat i ka mbuluar bari dhe mbeturinat”, shprehet qytetari.

Banorët kërkojnë ndërhyrje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të marrin masa për përmirësimin e situatës. Ata paguajnë rregullisht taksat dhe papërgjegjshmëria e bashkisë për të lënë varrezat në këtë gjendje tregon shumë për punën që ata bëjnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit