Sot pritet të zbardhet vendimi përfundimtar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të paraqiten para Dhomave të Specializuara të Kosovës në orën 10:00, ku pritet të publikohet aktgjykimi lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që lidhen me periudhën e luftës në Kosovë.
Vendimi nga Haga po pritet me vëmendje të madhe në Kosovë, ndërsa qytetarë dhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së po ndjekin nga afër zhvillimet.
Të gjitha zhvillimet nga seanca pritet të raportohen gjatë ditës.