URGJENTE: Kërkohen familjarët e një zonje të gjetur në gjendje të rëndë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.09.2026, 23:25

Kërkohet ndihma e qytetarëve për të identifikuar familjarët e një zonje e cila është gjetur në gjendje të rëndë në trotuar, përballë “Sofrës së Ariut”, në zonën e kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë.

Sipas personit që ka kontaktuar redaksinë, zonja është gjetur e shtrirë në rrugë dhe pas rreth 10 minutash është konstatuar nga qytetarët, të cilët kanë njoftuar ambulancën. Ajo është marrë nga shërbimi i urgjencës për t’u dërguar në spital.

Qytetari thotë se zonja nuk kishte me vete mjete identifikimi apo sende personale përmes të cilave të mund të kontaktoheshin familjarët e saj.

Nuk dihet ende se çfarë i ka ndodhur. Personat që e kanë gjetur dyshojnë se mund të jetë përplasur nga një automjet, ndërsa sipas tyre janë hapur edhe kamerat e zonës për të sqaruar rrethanat.

Në foton e siguruar nga redaksia, zonja shfaqet e shtrirë në rrugë. Për të ruajtur dinjitetin dhe privatësinë e saj, fytyra është mbuluar.

Nëse dikush e njeh zonjën ose ka një familjare që nuk po arrin ta kontaktojë, është i lutur të njoftojë sa më shpejt familjarët, autoritetet ose redaksinë e JOQ Albania.

Ju lutemi shpërndajeni këtë njoftim. Çdo informacion mund të ndihmojë në gjetjen e familjarëve të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit