“16 shtatori në Hagë, dilemë për nxënësit: A do të ketë mësim nesër në Prishtinë?”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2026, 19:07

Një vendim i ri është marrë nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës, një ditë para vendimit të paralajmëruar në Hagë.

Të gjitha shkollat në kryeqytet janë udhëzuar që nesër, më 16 shtator, orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historisë së luftës për çlirimin e vendit dhe kontributit të çlirimtarëve.

Sipas njoftimit, mësimdhënësit do t’i trajtojnë këto tema në mënyrë të përshtatshme për moshën e nxënësve, duke përfshirë edhe procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se qëllimi i kësaj ore është që nxënësit të njihen me historinë e afërt të Kosovës dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit