Një ditë para verdiktit në Hagë, Veselit dhe Krasniqit u zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2026, 15:54

Vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas raportimit nga Haga, gjyqtari Charles Smith ka vendosur që dy ish-krerëve të UÇK-së t’u vazhdohet paraburgimi edhe për një periudhë prej dy muajsh.

Ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë vendim të ri edhe për dy të akuzuarit e tjerë. Verdikti përfundimtar ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit pritet të shpallet nesër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit