Është nxjerrë nga lumi Bistrica trupi i pajetë i personit që humbi jetën sot në fshatin Zajm të Klinës.
Sipas informacioneve të para, viktima është shtetas i Austrisë dhe dyshohet se në momentin e ngjarjes ishte duke peshkuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe autoritetet përkatëse, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje tragjike.