Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, arrestohet një person

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2026, 10:19

Një punëtor ka mbetur i lënduar gjatë punës në një objekt në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 shtator, rreth orës 10:00, ku viktima, mashkull kosovar, dyshohet se është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

Ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar me vendim të prokurorit.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit