Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të mbahet një aktivitet sensibilizues në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Tubimi pritet të nisë në orën 18:00, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se synimi është përcjellja e një mesazhi solidariteti dhe kërkesës për drejtësi.
“UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve. Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi. Të gjithë bashkë për drejtësi, të gjithë bashkë për çlirimtarët!”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.