GJKKO jep 50 vite burg 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.09.2026, 09:31

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka shpallur vendimin për 7 personat e akuzuar në dosjen “Revanshi”, hetim i SPAK që zbardhi 12 ngjarje kriminale të ndodhura, të përgatitura ose të dështuara gjatë vitit 2020. Ngjarjet lidhen me 7 grupe kriminale që vepronin në qytete të ndryshme, përfshirë Lezhën, Durrësin, Krujën, Tiranën, Vlorën dhe Burrelin.

Për Durim Bamin, SPAK kishte kërkuar 21 vite burg, ndërsa GJKKO e dënoi me 16 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar zbret në 10 vite e 8 muaj burg. Vendimi përfshin edhe Jozi Krajën me 4 vite e 8 muaj, Aldo Avdylajn me 4 vite e 8 muaj dhe Oltion Zefin me 10 vite burg.

Ndërkohë, Edson Jozwik (alias Edson Pjetri/Edmir Pjetri) u dënua me 8 vite burg pas gjykimit të shkurtuar, Henerigert Mitri me 5 vite e 4 muaj, ndërsa Altin Morina me 6 vite e 8 muaj burg. Dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet e rëndësishme të SPAK ndaj grupeve kriminale dhe veprimtarisë së tyre gjatë vitit 2020.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit