Nafta në Shqipëri ndër më të shtrenjtat në Europë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.09.2026, 09:10

Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur në 229 lekë për litër, duke e renditur vendin ndër shtetet me karburantin më të shtrenjtë në Europë. Por barra për konsumatorin shqiptar është edhe më e lartë kur çmimi krahasohet me të ardhurat. Sipas analizës së Monitor, një litër naftë përfaqëson rreth 3.56% të të ardhurave ditore për frymë, niveli më i lartë në Europë.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka një barrë të lartë fiskale mbi karburantet. Përveç akcizës prej 39.4 lekësh për litër dhe TVSH-së 20%, në çmim përfshihen edhe taksa e qarkullimit prej 27 lekësh dhe taksa e karbonit prej 3 lekësh për litër. Sipas Monitor, këto detyrime bëjnë që barra fiskale të zërë rreth gjysmën e çmimit që paguhet në pompë, ndërsa vendet e tjera të rajonit aplikojnë kryesisht akcizën dhe TVSH-në.

Ndërkohë, nafta në Shqipëri ka arritur në nivele rekord, ndërsa benzina është ngjitur në 219 lekë për litër, duke rritur kostot për familjet dhe bizneset. Pavarësisht rritjes së çmimeve, Shqipëria nuk ka ndërmarrë masa të reja lehtësuese, ndërsa mekanizmi për uljen me 20% të akcizës mbetet i kufizuar në zbatim. Sipas skemës, ulja aktivizohet kur nafta kalon 220 lekë për litër dhe benzina 200 lekë, por vendimi lidhet me funksionimin e Bordit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit