“Tabela për vijat e bardha, por vijat nuk ekzistojnë”/ Denoncimi nga Berati

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 14.09.2026, 19:07

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë në lagjen Çlirim 45, Berat.

Në pamjet e dërguara shihet një tabelë që sinjalizon kalimin e këmbësorëve, ndërsa në rrugë nuk dallohen vijat e bardha të vendkalimit.

Këtu ka një tabelë për vijat e bardha të këmbësorëve. Por këtu nuk ka vija të bardha. Si shpjegohet?”, shprehet qytetari.

Mungesa e shenjimit horizontal, pavarësisht pranisë së tabelës, mund të krijojë konfuzion për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të verifikojnë situatën dhe të ndërhyjnë për sinjalistikën e nevojshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit