“Kamioni qarkullon pa asnjë kusht sigurie”/ Ngarkesa i bie në rrugë në aksin Korçë-Pogradec

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 14.09.2026, 18:50

Një qytetar, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të rrezikshme në aksin Korçë-Pogradec.

Në pamjet e dërguara shihet një kamion i ngarkuar me material bujqësor, i cili qarkullon pa mbulesë mbrojtëse.

Gjatë lëvizjes, nga ngarkesa bien dhe shpërndahen në rrugë materiale të imta, duke krijuar rrezik për automjetet që qarkullojnë pas tij.

“Ndërkohë, në aksin Korçë-Pogradec, kamioni me ngarkesë qarkullon pa asnjë kusht sigurie dhe ngarkesa i bie në rrugë. Faleminderit. Anonim ju lutem.”

Transportimi i ngarkesave të pambuluara mund të rrezikojë përdoruesit e rrugës, veçanërisht kur materialet bien në korsinë e qarkullimit.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, ndërsa kërkon që autoritetet përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të marrin masat përkatëse nëse konstatohen shkelje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit