“Bashkia tha se e rregulloi”, nëna denoncon: Edukatorja na kërkoi 15 mijë lekë për kopshtin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.09.2026, 18:48

Një nënë ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast që, sipas saj, ka ndodhur në kopshtin shtetëror nr. 13 në lagjen Çole të Vlorës.

Ajo pretendon se edukatorja u ka kërkuar prindërve nga 15 mijë lekë të vjetra për rregullimin e kopshtit, shumë që, sipas saj, duhet të dorëzohet deri në fund të muajit.

Denoncuesja thotë se kërkesa i ka bërë përshtypje, pasi kopshti ishte rikonstruktuar gjatë verës dhe, sipas saj, ishte bërë e ditur se ndërhyrja do të kryhej nga Bashkia Vlorë. Ajo shprehet se edukatorja u ka thënë prindërve të japin shumën për “rregullimin” e kopshtit, ndërsa nuk është bërë e qartë se për çfarë konkretisht do të përdoren paratë.

Nëna, e cila kërkon t'i ruhet anonimati nga frika se vajza e saj mund të trajtohet keq nëse identifikohet, thotë se përveç kësaj paguan edhe rreth 30 mijë lekë të vjetra në muaj për ushqimin e fëmijës, pavarësisht se bëhet fjalë për një kopsht shtetëror.

Ajo pranon se nuk disponon prova për kërkesën e pretenduar, ndaj JOQ Albania e përcjell rastin si denoncim të saj dhe i drejtohet institucioneve përkatëse për të sqaruar nëse prindërve u është kërkuar kjo pagesë dhe, nëse po, për çfarë qëllimi.

Bashkia Vlorë dhe drejtuesit e kopshtit mund të japin sqarimet e tyre lidhur me këtë rast.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit