“In love with this new duo” , kështu shoqërohet një Reels që po qarkullon në rrjetet sociale, ku në fokus janë Erling Haaland dhe Enzo Fernández, dy nga figurat e reja kryesore të Manchester Cityt.
Argjentinasi iu bashkua Cityt nga Chelsea në një transferim rekord për futbollin britanik, ndërsa debutimi i tij la menjëherë gjurmë. Në ndeshjen ndaj Coventry, Fernández dha asistin për golin e fitores, me Haaland që realizoi me kokë.
Vetëm pak ditë më vonë, dyshja ishte sërish në qendër të vëmendjes në derbin e Manchesterit, ku Haaland shënoi golin e vetëm të sfidës, ndërsa Fernández zhvilloi një paraqitje shumë të fortë në mesfushë.