Një burrë është gjetur i vetëm në fshatin Papër të Elbasanit, ndërsa duket se është në një gjendje të rënduar emocionale dhe kërkon të birin.
Disa djem, të cilët e kanë hasur rastësisht, kanë regjistruar një video dhe e kanë dërguar në redaksinë e JOQ Albania me shpresën që familjarët e tij ta njohin dhe të shkojnë ta marrin.
Në video, burri prezantohet me emrin Arlind Xhuxhi dhe thotë se është nga Dibra. Nga komunikimi me të duket se kërkon të gjejë të birin, ndërsa nuk dihet se si ka përfunduar në fshatin Papër dhe prej sa kohësh ndodhet aty.
Apeli ynë është që kushdo që e njeh këtë person apo ka informacion për familjarët e tij, të kontaktojë sa më shpejt redaksinë e JOQ Albania.
Le ta ndihmojmë këtë baba të rikthehet pranë familjes së tij.