Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një rritje të re, duke arritur deri në 1.90 euro për litër në disa pika të shitjes.
Rritja e derivateve ka shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe bizneset, pasi pritet të ndikojë drejtpërdrejt në shpenzimet e përditshme, transport dhe çmimet e shërbimeve.
Me rritjen e kostos së karburanteve, qytetarët po përballen me një tjetër goditje në xhepin e tyre, ndërsa tregu i derivateve vazhdon të mbetet nën vëzhgim.