Tragjedi në Prizren, gjendet një foshnje pa shenja jete

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2026, 11:25

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin, ku një foshnje është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 13 shtator rreth orës 04:40.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e foshnjës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të rastit.

Hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit