Një 49-vjeçar ka humbur jetën në një vetaksident të rëndë trafiku që ndodhi të dielën pasdite në rrugën e Transitit, në Shirokë të Suharekës.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20, kur drejtuesi i automjetit, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes, 49-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda dhe nuk ka arritur të mbijetojë.
Në automjet ndodheshin edhe tre pasagjerë, një grua 49-vjeçare dhe dy fëmijë, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit po vazhdojnë.