Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas tij, paraqet rrezik në Rrugën e Qelqit, Kombinat.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihen plepa të dëmtuar dhe një degë e madhe e thyer, e cila ka mbetur e mbështetur në pemët dhe strukturat përreth.
Pranë tyre dallohen edhe kabllo elektrike, përfshirë një linjë që, sipas denoncuesit, është kabull trefazor dhe kalon shumë pranë pemëve të dëmtuara.
“Ka rënë një plep dhe është edhe kabulli 3-fazor që rrezikon tregun edhe pallatin. Nuk vijnë të heqin as plepin, as për kabullin nuk vijnë.”
Sipas qytetarit, situata vijon të mbetet e pandërhyrë, ndërsa shqetësimi kryesor lidhet me rrezikun që pemët e dëmtuara dhe kabllot elektrike mund të paraqesin për banorët dhe bizneset e zonës.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, duke kërkuar ndërhyrje nga strukturat përgjegjëse për të vlerësuar situatën dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.