“Kamikazi” bën parakalim të rrezikshëm në tunelin e fundit Bulqizë-Tufinë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 13.09.2026, 22:30

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një parakalim të rrezikshëm në tunelin e fundit nga Bulqiza drejt Tufinës.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një SUV i zi që futet në korsinë e kundërt për të parakaluar automjetet përpara, brenda tunelit.

Sipas denoncuesit, drejtuesi e ka përsëritur të njëjtën manovër të rrezikshme edhe për herë të dytë.

“Nuk e bëri vetëm një herë, po e bëri 2 herë të njëjtin gabim.”

Parakalimi brenda tunelit, veçanërisht duke hyrë në korsinë e kundërt, mund të krijojë rrezik për drejtuesit që vijnë përballë.

JOQ Albania publikon pamjet dhe kërkon që autoritetet të verifikojnë rastin dhe, nëse konstatohen shkelje, të merren masat përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit