Kuvendi i Kosovës i ka dhënë sot dritën jeshile Qeverisë Kurti 4.
Kabineti i ri i propozuar nga kryeministri Albin Kurti është miratuar me 62 vota për, 8 kundër dhe asnjë abstenim.
Qeveria e re do të ketë gjithsej 20 anëtarë, ndërsa me këtë votim nis zyrtarisht mandati i ri qeverisës i ekzekutivit të udhëhequr nga Kurti.