Qeveria Kurti 4 merr formë, Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.09.2026, 15:49

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar para deputetëve përbërjen e kabinetit të propozuar qeveritar, së bashku me ekspozenë e tij qeverisëse. Në listën e propozuar për Qeverinë Kurti 4 janë përfshirë disa prej emrave të njohur të politikës kosovare, ndërsa disa dikastere kanë ndryshuar drejtim. Sipas propozimit, kabineti i ri do të përbëhet nga: Glauk Konjufca – zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla – zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë Fikrim Damka – zëvendëskryeministër i tretë Hekuran Murati – ministër i Financave Andin Hoti – ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare Ejup Maqedonci – ministër i Mbrojtjes Xhelal Sveçla – ministër i Punëve të Brendshme Lulzon Jakxhiu – ministër i Dixhitalizimit dhe Administratës Publike Arben Vitia – ministër i Shëndetësisë Hajrulla Çeku – ministër i Arsimit dhe Shkencës Në kabinet janë propozuar edhe: Saranda Bogujevci – ministre e Kulturës dhe Turizmit Elbert Krasniqi – ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal Blerim Gashani – ministër i Sportit dhe Rinisë Fitore Pacolli – ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Armend Muja – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Mimoza Kusari – ministre e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit Dimal Basha – ministër i Infrastrukturës dhe Transportit Artane Rizvanolli – ministre e Ekonomisë Nenad Rashiq – ministër për Komunitete dhe Kthim Rasim Demiri – ministër për Zhvillim Rajonal Përbërja e propozuar e kabinetit tashmë pritet të kalojë në votim në Kuvendin e Kosovës, ku do të vendoset nëse Qeveria Kurti 4 do të marrë mandatin për të qeverisur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit