“Nuk duhet të jetë peshku ton kështu”/ Denoncimi për konservat e blera në Elbasan

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 13.09.2026, 00:28

Një qytetar, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar disa konserva me ton të blera në Big Market, Elbasan.

Sipas denoncuesit, produktet janë blerë më 6 shtator 2026, ndërsa në faturë figuron produkti “Elka Ton në Vaj Vegjetal 160g”, me vlerë 99 lekë.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen konservat e hapura, ku përmbajtja e tonit paraqitet e grimcuar dhe me një teksturë që ka shqetësuar konsumatorin.

“Nuk duhet të jetë peshku ton kështu. Nuk i provuam fare se mbanin erë.”

Në pamje shihet edhe data e shënuar në kapakun e konservave, me origjinë nga Tajlanda.

Fatura e blerjes tregon se produkti është marrë në një pikë të Big Market në Elbasan, ndërsa denoncuesi pretendon se problemi është konstatuar pas hapjes së konservave.

Nga pamjet nuk mund të përcaktohet nëse produkti është i dëmtuar, i kontaminuar apo nëse era dhe pamja e tij lidhen me ndonjë problem të prodhimit ose ruajtjes. Për këtë nevojitet verifikim dhe, nëse është e nevojshme, analizë laboratorike nga institucionet përgjegjëse.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e konsumatorit, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e Big Market, importuesit dhe institucioneve përgjegjëse për sigurinë ushqimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit