Tragjedi në Junik, humb jetën drejtuesi i katërçikletës në aksident

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2026, 19:03

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në fshatin Jasiq të Junikut.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë një katërçikletë, ndërsa drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se viktima është konstatuar pa shenja jete nga ekipi mjekësor.

“Në këtë aksident ishte e përfshirë një katërçikletë. Si pasojë e aksidentit, vozitësi i katërçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Rugova.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit