Flakët pushtojnë malet e Gjakovës, një zjarrfikës mbetet i lënduar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.09.2026, 23:04

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën malore dhe kullosat në fshatin Hereq të Gjakovës, duke djegur rreth 150 hektarë sipërfaqe.

Flakët kanë kërkuar angazhim të madh nga ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë punuar gjatë gjithë ditës për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zona të tjera.

Gjatë ndërhyrjes, njëri prej zjarrfikësve ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim nga ekipi i ambulancës.

Sipas njoftimit të zjarrfikësve, gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Në aksion kanë marrë pjesë edhe ekipet e zjarrfikësve nga Deçani, të cilët iu bashkuan kolegëve të tyre nga Gjakova në përpjekje për lokalizimin e flakëve.

Pas disa orësh pune intensive, zjarri është lokalizuar dhe është shmangur rreziku i përhapjes së mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit