Bombë në futbollin kosovar/ Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja: “Nuk kthehem përderisa FFK-në e udhëheqin këta persona”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.09.2026, 22:04

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka njoftuar tërheqjen nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Mbrojtësi i Napolit ka bërë të ditur se vendimi i tij lidhet me udhëheqjen aktuale të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Pas 10 viteve në Kombëtare, nga të cilat 7 vite si kapiten, ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës, përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual”, ka shkruar Rrahmani në një postim në Instagram.

Rrahmani ka qenë një nga figurat kryesore të “Dardanëve”, me 66 paraqitje dhe 7 gola me fanellën e Kosovës. Ai e ka mbajtur shiritin e kapitenit për disa vite, duke u kthyer në një nga liderët e ekipit kombëtar.

Vendimi i tij pritet të shkaktojë reagime të shumta në opinionin sportiv kosovar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit