Pacientët onkologjikë presin trombocitet prej orësh në QKUK, ngrihet shqetësim për vonesën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.09.2026, 16:38

Një ankesë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Kosova lidhur me vonesën në sigurimin e trombociteve për pacientët e repartit të Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas ankesës, pacientët kanë qenë në pritje të trombociteve që nga ora 11:00. Familjarët bëjnë me dije se është kërkuar edhe dhurim gjaku dhe ai është realizuar, por deri rreth orës 17:00 nuk kanë marrë asnjë informacion për gjendjen e trombociteve apo kohën kur pritet të sigurohen.

“Duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të pacientëve onkologjikë dhe rëndësinë e transfuzionit, kjo vonesë është shqetësuese”, thuhet në ankesë.

Familjarët kërkojnë sqarime nga institucionet për arsyen e kësaj vonese dhe një informacion të qartë se kur pritet të sigurohen trombocitet për pacientët që kanë nevojë për to.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit