Një tjetër sukses i madh për Kosovën në arenën ndërkombëtare të sportit.
Garuesi i Muay Thai-t, Sayed Mosawi, është shpallur kampion bote për seniorë në Kampionatin Botëror të IFMA-s, i cili po zhvillohet në Deçan dhe organizohet nga Federata e Muaythait të Kosovës.
Mosawi, me prejardhje nga Afganistani dhe i rritur në Suedi, tashmë është shtetas i Republikës së Kosovës dhe në garat ndërkombëtare përfaqëson Kosovën.
Pas triumfit, Mosawi ka ngritur flamurin kuqezi të Kosovës në arenën e madhe të Muay Thai-t, duke i dhënë një tjetër moment krenarie sportit kosovar.
Suksesi i Kosovës në këtë kampionat nuk është ndalur vetëm te titulli i kampionit të botës. Medalje të bronzta kanë fituar edhe Domenik Nrecaj, Arjan Hajdari dhe Elton Shyti.
Për këto rezultate ka uruar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili ka përgëzuar garuesit dhe Federatën e Muaythait të Kosovës për paraqitjen dhe sukseset e arritura.